Bota “El Licenciado”, narko-trafikanti që dinte shumë zhduket nga burgu amerikan?

“El Licenciado”, narko-trafikanti që dinte shumë zhduket nga burgu amerikan?

Ku ka përfunduar Damaso Lopez Nunez? A është ai ende në një burg amerikan? Sipas informacioneve të publikuara nga një artikull i Univision, në sistemin gjyqësor amerikan nuk ka asnjë gjurmë të trafikantit meksikan. Është zhdukur.

Një mister që çon në dy hipoteza: është i dënuar me një identitet tjetër ose ka hyrë në një program mbrojtjeje të menaxhuar nga drejtësia amerikane.

Nunez, i njohur ndryshe si “El Licenciado”, është një personazh me një histori të pabesueshme, por normale për Meksikën.

Një zyrtar i lartë i sistemit të burgjeve, ndodhet në krye të burgut Puente Grande, nga ku El Chapo Guzman arratiset në janar 2011.

Hetimet konfirmojnë një realitet të njohur: korrupsionin e aparateve të sigurisë në burgje dhe bashkëpunimin.

Nunez më vonë u bashkua me radhët e kartelit Sinaloa dhe u bë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të “Kumbarit”.

Pozicion që e shtyn të dijë shumë sekrete. Pas kapjes së numrit një, “El Licenciado”, përpiqet të rrisë fuqinë e tij, bie në konflikt me anëtarët e tjerë të klanit. Ekzistojnë burime për një plan të tij për të eliminuar “El Mayo Zambada”, një figurë historike e Sinaloas dhe dy djemtë e Guzman. Policia e kapi në vitin 2017 dhe një vit më pas u ekstradua në Shtetet e Bashkuara.

Në anën tjetër të kufirit, i mbyllur në qelinë e tij, ai kishte rënë dakord të bashkëpunonte, duke dhënë informacione për vetë El Chapon dhe gruan e tij Emma Coronel. Një pendim (ose pothuajse) i ndërsjellë – është teza – me një lirim nga burgu.