Extra Ndryshimi i orës: E ideoi Benjamin Franklin, e zbatoi Gjermania

Ndryshimi i orës: E ideoi Benjamin Franklin, e zbatoi Gjermania

Heqja e orës në Bashkimin Europian u diskutua vitin e kaluar, por aktualisht asgjë nuk ka ndryshuar.

Megjithëse ndryshimi i orës në parim është i dobishëm për kursimin e energjisë gjatë verës, padyshim që ka më shumë disavantazhe sesa avantazhe.

Lëvizja e orës ka qenë gjithmonë një zgjedhje për çdo shtet – nuk ka asnjë ligj që thotë se ora duhet të ndryshojë. Aktualisht, shumica e vendeve europiane dhe pothuajse e gjithë Amerika e Veriut e lëvizin orën dy herë në vit, ndërsa pjesa tjetër e botës ka hequr dorë nga lëvizja e orës ose nuk e ka lëvizur kurrë.

Personi i parë që sugjeroi një ndryshim të orës ishte Benjamin Franklin në 1784, pasi ai ishte i frustruar nga humbja e dritës së ditës në verë. Ideja e tij nuk u realizua në atë kohë, ajo u pranua nga gjermanët vetëm në fillim të shekullit të 20-të.

Në atë periudhë energjia që kursehej me lëvizjen e orës nuk ishte pak – as ekologjikisht, as financiarisht.

Në disa vende, lëvizja e orës është hequr kryesisht për arsye shëndetësore, pasi në disa studime thuhet se kjo lëvizje nxit stresin, pagjumësinë dhe sëmundjet e zemrës.

Një studim tregon se edhe numri i aksidenteve automobilistike në SHBA rritet me 6 për qind brenda një jave nga ndërrimi i orës në pranverë.

Në parim, koha dimërore është e natyrshmja.

Pra, pranohet se ora dimërore është e saktë, megjithëse problemet shëndetësore gjatë lëvizjes ndodhin më shpesh kur kalohet në orën dimërore.

Koha verore përfundon natën e së dielës, më 31 tetor, në orën 3 të mëngjesit, kur dhe nis ora dimërore, që do të thotë se akrepat e orës duhet të kthehen një orë prapa, domethënë nga 3 në 2.