Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme dhe aksioneve në pronësi të 31-vjeçarit K.Ç. dhe familjarëve të tij, që kapin vlerën rreth 500 000 euro. Mbi personin në fjalë është regjistruar procedimi penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Pasuritë e sekuestruara janë:
– 1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;
– pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
– pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
– 50% e aksioneve të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan.
Autoritetet po vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi ose familjareve te tij.