Kuriozitete Elon Musk prezanton Optimus, robotin humanoid (VIDEO)

Elon Musk prezanton Optimus, robotin humanoid (VIDEO)

Miliarderi Elon Musk prezantoi në shfaqjen më të fundit teknologjike prototipin më të fundit të robotit humanoid, i krijuar nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla.

I quajtur Optimus, roboti u shfaq në skenë në Silicon Valley duke ngritur në këmbë audiencën që ishte e pranishme.

Shefi i Teslës deklaroi se roboti është ende duke u përmirësuar dhe se shumë shpejt do të jetë në shitje për publikun e gjerë.

Sipas inxhinierëve, ky robot do të testohet për të punuar në fabrikat e makinave përpara se të dalë në shitje. Roboti do të kushtojë më pak se 20 mijë dollarë.