Kreu i partisë që mbron minoritetin grek në Shqipëri, Vangjel Dule, ka dashur dje të kalojë në Kakavijë për fundjavë në Greqi, në vendin ku ka edhe shtetësinë e dytë dhe mban një pasaportë prej disa vitesh.
Por aty, ai është përballur me njerëzit e revoltuar që presin prej 48 orëve në radhë raskapitëse, që u krijuan nga një “defekt teknik” në rrjetin e policisë greke, “defekt” që u duk se ndodhi si hakmarrje ndaj Himarës.
Dhe ndërsa Dule i cili zotëron pasaportën greke ka tentuar të kalojë në vargun e makinave për “qytetarët me pasaporta të BE-së”, njerëzit i kanë ndaluar makinën dhe i kanë kërkuar që të rrijë në radhë me të tjerët.
Dule natyrisht ka thirrur policinë, e cila i ka hapur rrugën deputetit që nuk ka ndenjur fare në radhë por ka kaluar si një “qytetar jo i zakonshëm”.