Gjermania është një prej destinacioneve kryesore të emigrantëve shqiptarë, ku si me magnet në vitet e fundit po tërheq profesionistët, si mjekët, infermierët, apo edhe IT-të. Këtë e tregojnë edhe shifrat më të fundit të publikuar nga INSTAT, ku në katër vite, numri i emigrantëve shqiptarë atje u rrit më shumë se tre herë.
Në 2019-n, sipas INSTAT, në Gjermani jetojnë dhe punojnë 50,400 mijë emigrantë shqiptarë, apo 4.2% e totalit të emigrantëve shqiptarë në botë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë.
Të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Instituteve të Statistikave të vendeve të tjera ndihmojnë për ilustrim në lidhje me destinacionet më të rëndësishme për emigrantët shqiptarë. Italia dhe Greqia kanë përqindjen më të madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit (rreth 75 përqind).
Ato ndiqen nga SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Belgjika, etj. Në tabelën e mëposhtme tregohet shpërndarja në përqindje e emigrantëve shqiptarë sipas destinacioneve kryesore për periudhën 1995–2019.
Në grafikun e mëposhtëm paraqitet norma e rritjes vjetore të numrit gjithsej të emigrantëve shqiptarë në katër vendet kryesore sipas destinacionit. Vihet re që numri i emigrantëve në Itali, Greqi dhe ShBA është rritur në mënyrë intensive gjatë pesëvjeçarëve 1990 – 1994 dhe 1995 – 1999, të cilat përbëjnë periudhën e emigracionit masiv të shqiptarëve.