Sipas publikimit më të fundit të ISTAT (Instituti Ndërkombëtar Italian i Statistikave), kemi një rënie të rëndësishme të numrit të shqiptarëve që emigrojnë në Itali.
Studimi i kryer për periudhën e viteve 2012-2018, tregon një zbritje të shifrave sidomos duke filluar nga viti 2014 deri në 2018.
Konkretisht numri i shtetasve shqiptar të regjistruar në Itali në vitin 2012 ka qenë rreth 450 mijë persona, shifër që ka arritur maksimumin e saj në vitin 2014 me rreth 496 mijë persona, duke shënuar kështu një rënie të dukshme në vitet që pasojnë.
Në vitin 2015 numri i tyre është ulur në vlerën e rreth 490 mijë persona duke vazhduar me një progresion zbritës dhe në vitet në vazhdim përkatësisht rreth 467 mijë persona (2016), rreth 448 mijë persona (2017) dhe së fundi në 2018 një ulje të ndjeshme në rreth 440 mijë persona, me një diference prej rreth 55 mijë persona më pak se në vitin 2015.
Shteti me më shumë emigrantë në Itali vazhdon të mbetet Rumania e cila listohet e para përgjatë tërë periudhës së analizuar dhe më pas vende të tjera si Maroku, Kina dhe India