Aktualitet Emigranti i parë me Covid-19, pas kthimit nga Greqia u karantinua në...

Emigranti i parë me Covid-19, pas kthimit nga Greqia u karantinua në Përmet

Në Gjirokastër është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në radhët e shtetasve shqiptarë të riatdhesuar nga jashtë.

Emigranti nga Fieri së bashku me 20 të tjerë kishte hyrë në vendin tonë pesë ditë më parë nga Lamia e Greqisë përmes pikës kufitare të Kakavijës dhe është karantinuar në një prej hoteleve në Këlcyrë.

Testi 29-vjeçari i ishte bërë një ditë më parë.

Ai kishte shfaqur shenja të besueshme të sëmundjes dhe specialistët e NJVKSH morën kampione nga sekrecionet e tij për t’i analizuar në kryeqytet. Pas analizës u konfirmua se është pozitiv.

I riu do të transportohet në karantinën shtetërore të Kavalishencës në Durrës.

Për një emigrant tjetër në të njëjtin hotel burimet thanë se testimi do të përsëritet pasi dyshohet se mund të jetë i prekur.

Testi do të kryhet edhe për infermierët që janë marrë me emigrantët dhe punonjësit e doganës në Kakavijë.

Ndërkohë do të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve të hotelit.