Reperi i njohur Eminem ka thyer rekordin e shpejtësisë në regjistrim me këngën e tij Godzilla, pjesë e albumit të ri “Music to be murdered by”.
Në 30 sekondat e fundit të saj, Eminem arrin të nxjerrë 224 fjalë me 330 rrokje që do të thotë 10.65 rrokje dhe 7.23 fjalë për sekondë.
Kjo kalon rekordin e mëparshëm të tij me “Majesty” ku ai artikulon në stil rap 123 rrokje dhe 85 fjalë në 12 sekonda, me mesatare 10.3 rrokje dhe 7.08 fjalë për sekondë.
Kënga ka njohur sukses në shikueshmëri që në nisje dhe në Youtube ajo ka aktualisht 10 milionë shikime.