Bota Emocionuese! Komediani i njohur francezo-hebre takon nënë Fatimen që e rriti (VIDEO)

Emocionuese! Komediani i njohur francezo-hebre takon nënë Fatimen që e rriti (VIDEO)

Komediani më i famshëm francezo-hebre Gad Elmaleh u rrit në Marok, ku ai, vëllai dhe motra e tij, patën si kujdestare nënë Fatimen, myslimane. Elmaleh e donte shumë nënën Fatima, aq sa ende e konsideron atë sot një nënë ndryshe. Disa ditë më parë, atij iu bë një surprizë në televizion. Elmalehit, i sollën nënë Fatimen në studio. Takimi i tyre ishte shumë emocional.

“E dija që ajo ishte porsa hyra. Ajo ishte më e butë për mua sesa nëna ime”, tha Elmaleh, i cili nuk mundi t’i fshijë lotët.

“Ajo është një person i rëndësishëm për mua. Ajo ishte shumë e pranishme në jetën time. Ajo ishte një person që ishte pjesë e familjes time”, tha Gad Elmaleh.

Ai thotë se Fatima ishte më e kënaqur me suksesin e tij edhe se nëna e tij e lindjes.

“Kur e shoh atë, unë menjëherë jam mbingarkuar nga emocionet. Kjo grua më çoi në shkollë në mëngjes, më këndoi këngë arabe natën në shtrat para gjumit, ajo ishte me mua ndërsa bëra hapat e parë në jetë”.