Sport “Siuuu”! Ronaldo rrëfen si lindi festimi i tij e famshëm

“Siuuu”! Ronaldo rrëfen si lindi festimi i tij e famshëm

Cristiano Ronaldo siç nuk e keni parë kurrë më parë. I pamësuar shumë me konferenca për shtyp, kampioni i Juventusit bisedon me italianët dhe tifozët e Juventusit. Dhe këtë e bën përmes “Linea Diletta”, një program i DAZN, i organizuar nga Diletta Leotta. Një intervistë, që do të jetë e plotë në faqen e internetit dhe aplikacion, duke filluar nga e enjtja, 26 dhjetor.

Shumë tema të adresuara nga Cristiano Ronaldo. Disa serioze, të tjerat kurioze. Ashtu si festimi i tij i famshëm, i skalitur me atë “siuuu”, i cili tani është bërë marka e tij tregtare. Ronaldo bërtet ashtu pas çdo goli, si dhe pasi fiton një “Top të Artë”.

Por, nga vjen e gjitha kjo? Misteri u zbulua, është vetë portugezi që e tregon atë: “Unë fillova ta them atë kur isha te Real Madridi. Kur shënoja gol, fillova të them “siuuu”, nuk e di pse. Më erdhi krejt natyrshëm. Më kujtohet paraprakisht në Los Angeles; kemi luajtur kundër Chelsea. Shënova një gol dhe e bëra këtë (gjestin e ngazëllimit). Njerëzit më pyetën: pse e bëre? Unë nuk e di, thjesht e bëra atë. Gjithmonë them se gjërat më të mira ndodhin në mënyrë natyrale”.

Një gjest natyral, që Ronaldo e përsëriti një herë, dy herë, tri herë… Derisa, në imagjinatën kolektive të tifozëve të futbollit, “siuuu” u bë pjesë e tij. Këtë e dinë mirë tifozët e Real Madridit dhe, që nga vera e vitit 2018, ata të Juventusit.