Miliona njerëz në mbarë botën po punojnë si munden javët e fundit në përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19.
Megjithatë, miliona të tjerë, të rëndësishëm për mbijetesën e shoqërisë sonë, nuk e kanë atë luks.
Mjekët dhe infermierët luftojnë pandeminë në vijën e parë të frontit; punëtorët e supermarketeve i mbajnë raftet tona të plota, në mënyrë që të mund të ushqejnë familjet tona; mësuesit sigurohen që fëmijët tanë të kenë mundësi arsimimi qoftë dhe online etj.
Të gjithë ne i njohim kontributet e vlefshme të të tjerëve gjatë kësaj krize, por vazhdimisht harrojmë një grup: sanitarët (më saktë sanitaret), të cilët luajnë një rol jetësor për të siguruar që të gjitha ambientet brenda spitaleve janë të pastra dhe të sigurta për pacientët.
Një spital vendosi të ndryshojë praktikën, kështu që punonjësit e shëndetit duartrokitën të gjithë ata të vijës së dytë në front- pastrues, roje sigurie, kuzhinierë, për punën e rëndësishme që ata bëjnë çdo ditë.
Ndodhi kjo në spitalin “Sant Joan de Deu” në Barcelonë.
Klipi u nda dhe nga Ministria e Shëndetësisë Katalanase, e cila gjithashtu falënderoi të gjithë ata luftojnë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke përshkruar rolin sanitareve si “diskret, por shumë, shumë i rëndësishëm”.