Kryesore Emrat/ Dje gajasën shqiptarët, kush janë kandidatët e drejtësisë që skandalizuan me...

Emrat/ Dje gajasën shqiptarët, kush janë kandidatët e drejtësisë që skandalizuan me përgjigjet e tyre?

Ditën e djeshme opinioni publik u skandalizua me përgjigjet e pedagogëve të juridikut dhe magjistraturës, kandidatë për organet e reja të drejtësisë, KLGJ E KLP ndërsa profesori Përparim Kabo i bëri disa pyetje për të kuptuar nivelin e tyre kulturor.

Sakaq, zbardhen emrat dhe detaje nga kandidatët, një pjesë e të cilëve tentuan të gënjejnë profesor Kabon.

Ilir Panda, (kandidat i përzgjedhur në KLGJ) tha se i pëlqente shumë transporti publik dhe udhëtonte gjithmonë në këmbë.

Burimet thanë  se Panda ka në pronësi një mjet tip “Toyota Rav 4” dhe një shofer personal. Profesor Panda tha se gjëja më e shtrenjtë që ka blerë ndonjëherë në jetë ishte një pendë që kishte kushtuar 70 dollarë në Amerikë por harroi të thoshte çmimin e biletës që me siguri do ketë kushtuar më shumë se sa “penda me kallamarin” siç ironizoi profesor Kabo.

Maksim Qoku, (kandidat i përzgjedhur në KLGJ) i pyetur për librin më të fundit që po lexonte, është pedagog në fakultetin e Drejtësisë mbi 15 vjet.

Eneida Sema (kandidate e përzgjedhur në KLP) është pedagogia gazmore, e cila përsëriste: “Po sigurisht që kemi lexuar, edhe njëherë të lutem! U bë kohë që s’e kam parë atë film”.

Por më flagrantja ndoshta nga të gjitha përgjigjet ishte ajo e Brunela Kullollit e cila tha se do mbyllte telefonin nëse e merrnin dhe e kërcënonin me jetën e fëmijëve të saj.

Brunela Kullolli (kandidate e përzgjedhur në KLGJ)  është bashkëshortja e prokurorit Madrid Kullolli i zgjedhur nga Adriatik Llalla, me të cilin, burimet i thanë newsbomb.al se ka marrëdhënie farefisnore, në stafin e strukturës së dekriminalizimit, për të verifikuar pastërtinë e figurave politike dhe të punësuarve në administratën e lartë shtetërore.