Rifat Kojku dhe Belina Zeneli do jenë dy prokurorët qe do të hetojnë dosjen 184 me akuzat për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në vitin 2016.
Pas pingpongut për kompetencën dhe konfliktin e interesit, prokuroria e Dibrës e regjistroi çështjen dhe sot janë përcaktuar prokurorët që do të marrin dosjen. Dosja iu dërgua Dibrës, për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Pas më shumë se 2 vite hetimi, Krimet e Rënda ndryshuan veprën penale të “bashkëpunimit në formën e grupit të strukturuar kriminal”. Drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Cani nuk ishte pjesë e shortit për shkak se kishte njohje familjare me personat në hetim.
Bëhet fjalë për Arben Keshin, kushëri i prokurores së Dibrës i cili doli nga disa prej përgjimeve të publikuara nga gazetar gjermane “Bild”.
Prokurori Klodian Braho shpalli në muajin gusht moskompetencën, më pas Arta Marku urdhëroi transferimin e dosjes për kompentencë në Dibër.