Autoritetet italiane kanë arrestuar sot 17 persona, mes tyre dhe 3 shqiptarë si pjesë e klanit mafioz “Casalesi”.
Personat e arrestuar janë:
-Tregim Erceku 44 vjeç,
-Fidai Neziri 39 vjeç,
-Altin Neziri 42 vjeç.
Shqiptarët akuzohen si pjesë e grupeve mafioze, trafik droge, armësh dhe shfrytëzim prostitucioni. Shqiptarët furnizonin klanin mafioz “SCHIAVONE” me armë dhe drogë të importuara nga Shqipëria, përmes disa porteve në Puglia.
Grupi, i organizuar në mënyrë të sofistikuar me role dhe detyra specifike, përveç furnizimit me marijuanë për klanin, drejtonte gjithashtu tregun e drogës në provincën e Caserta.
Në të njëjtën kohë u zbulua se shqiptarët, përveç drogës, shfrytëzonin për prostitucion vajza bullgare dhe rumune, në Napoli dhe Caserta.
Grupi hetimor i antimafias italiane ka faktuar aktivitetin e plotë të këtij klani mafioz duke kryer dhe arrestimin e tyre.