Nga lista me tetë kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë përzgjedhur 4 kandidatët që kalojnë për në fazën tjetër.
Ata janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj, Idajet Faskaj, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit.
Katërt kandidatët u përzgjodhën pas intervistave të zhvilluara në datat 26-27 shkurt, nga Komisioni i Përzgjedhjes, në praninë edhe të përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Byroja Kombëtare e Hetimit është struktura që mund të konsiderohet ndryshe “dora e hekurt” e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar. E krahasuar me Federal Bureau of Investigation në SHBA, prej disa muajsh tashmë, 60 oficerët pjesë e kësaj strukture janë duke u trajnuar në akademinë e FBI-së në Virxhinia.