Ka përfunduar hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Nga ky short janë përzgjedhur 9 anëtarët e rinj dhe 5 anëtarë zëvendësues për në KED, me mandat 1 vjeçar.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të ketë këtë përbërje:
-Vitore Tusha.
-Fiona Papajorgji
-Ardian Dvorani
-Arta Marku
-Miranda Andoni
-Saida Dollani
-Ludovik Dodaj
-Fatjona Memçaj
Ndërsa anëtarë zëvendësues për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi sipas shortit janë përzgjedhur:
-Marsida Xhaferllari
-Bilbil Mete
-Nazmi Troka
-Nezir Gjoka
-Mariana Velçani
Të gjithë të përzgjedhurit janë përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorë nga prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit, Gjyqtarë pranë Gjykatave të Apelit dhe Gjyqtarë nga Gjykatat Administrative.