Extra U kap mat me një femër tjetër, Justin Timberlake i kërkon falje...

U kap mat me një femër tjetër, Justin Timberlake i kërkon falje gruas dhe ka një justifikim

Disa ditë më parë, në rrjet qarkulluan disa foto të këngëtarit Justin Timberlake në një bar në New Orleans, i shoqëruar nga aktorja Alisha Wainwright.

Ata ishin në xhirimet e filmit të tyre të ri, ku luajnë rolin e një çifti të dashuruar dhe ishin të shoqëruar edhe nga një pjesë e kastit të filmit.

Justin i kishte kthyer disa gota dhe të gjithëve i bëri përshtypje fakti që aktorja, Alisha, i kishte vendosur dorën e saj mbi gju. Për më tepër, ai ia kapi dorën poshtë tavolinës dhe ia shtrëngoi, duke nënkuptuar se ka diçka më shumë mes tyre sesa kolegë të thjeshtë pune.

Fotot që qarkulluan në rrjet duket se e kanë bërë të ndihet keq gruan e këngëtarit, Jessica Biel, me të cilën është i martuar prej 7 vitesh.

Ndaj Justin e ka ndjerë si detyrim të shpjegojë publikisht situatën në të cilën u ndodh, si dhe t’i kërkojë falje gruas së tij.

Këngëtari u shpreh se i vinte keq për atë që kishte ndodhur dhe u justifikua se kishte qenë i pirë.

“Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua.

Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai që gjithmonë kam dashur të jem.”- u shpreh ai në një status në Instagram.