Kryeministri maqedonas Zoran Zaev kërkon votën e shqiptarëve për ndryshimet kushtetuese që do të zgjidhnin ngërçin e emrit me Greqinë, e do t’i hapnin rrugën integrimit euroatlantik.
Ai e ka bërë të qartë se deri në ditën e nisjes së debatit për miratim në Kuvend, do të zhvillojë takime me këto parti për t’i bindur mbi rëndësinë që ka aprovimi i ndryshimeve.
Në vëmendjen e shefit të ekzekutivit janë aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa, te cilat mbeten me dilema përsa i takonit votimit të parashikuar të mbahet në 10 janar.
Arben Taravari i Aleancës për Shqiptaret thotë se ajo nuk e ka përvijuar qartë nëse do të votojë në favor apo kundër ndryshimeve të propozuara. “Këtu punohet për dy çështje, të cilat janë njësoj të rëndësishme për shqiptaret”, -citohet të këtë thëne ai, – “Afrimin e Maqedonisë në struktrurat euroatlantike, por edhe statusin e shqiptarëve”.
Ndërsa Elmir Aziri, po i kësaj partie, i përkufizon ndryshimet kushtetuese si modifikime kozmetike që tenton t’i bëjë kryeministri Zaev. Besa ndërkohë, nga sa pohon vete kryetari i saj Bilall Kasami, ka propozuar ndryshim në preambul ku Maqedonia veriore të përcaktohet si shtet i barabartë i maqedonasve, shqiptareve dhe bashkësive të tjera etnike.
Së bashku me Aleancën për Shqiptarët, ajo ka paraqitur dhe një amendament që shqipja të përcaktohet si gjuhë zyrtare, e jo si gjuhën që e flasin 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës.