Aktualitet Emri/ Vrau vëllanë 6 vjet më parë, kapet në kufi 38-vjeçari i...

Emri/ Vrau vëllanë 6 vjet më parë, kapet në kufi 38-vjeçari i shumëkërkuar

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të tij, krim i kryer më 23 prill të vitit 2014.

Në pranga përfundoi Mhill Shytani, banues në Shkodër.

Viktima, Kujtim Shytani u deklarua nga familjarët si i vetëvarur, por më vonë në sajë të hetimeve rezultoi se autori i dyshuar ishte i vëllai.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 38-vjeçarin, mbi të cilin rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”.