“Kështu, kjo ishte. Ëndrra vdiq… U shkatërrua në momentin final. Ishim shumë pranë. Vetëm disa sekonda larg historisë…”
Pra, kaq ishte. Ëndrra vdiq… e shkatërruar në momentet finale. Ishim aq pranë! Pak sekonda larg historisë, pak sekonda larg një finaleje madhështore. Udhëtimi ynë ishte i gjatë. Udhëtimi ynë ishte i pabesueshëm dhe mbi të gjitha ishte historik.
Ne i treguam botës fuqinë e ëndrrave. Kjo është ajo që ne bëjmë, ajo që ne adhurojmë ta bëjmë, këta jemi ne. U japim besim ëndërrimtarëve.
Sot jemi të zemëruar. Sot qajmë, por do të ringrihemi, ashtu si bëjmë gjithnjë. Ne do të luftojmë, ashtu si kemi bërë gjithë sezonin. Luftojmë për lavdi. Luftojmë sepse kjo është ajo që bëjmë, sepse sezoni ynë nuk ka mbaruar ende…
“Kokën lart, gjoksin përpara!”.
Ky ishte mesazhi i Ajaksit të Amsterdamit, i një ekipi ka bërë që e gjithë bota e futbollit të dashurohet me ta.
Eleminimi i një nate më parë absolutisht nuk do ta zbehë mrekullinë që arritën të bënin djemtë e Ten Hag.
Videoja që do të ndiqni më poshtë nuk ka nevojë për koment, pasi ndoshta shumica prej jush nuk do t’i mbajnë dot lotët.