Epidemiologu Alban Ylli deklaroi në televizionin A2 se në Shqipëri mund të ketë rreth 4000 të prekur nga koronavirusi.
“Nuk kemi dyshim se në popullatë ka më shumë raste të fshehura sesa diagnostikohen. Ky është fenomen mbarëbotëror. Në vendin tonë mund të jenë 4000 të infektuar, por me shenja të lehta ose pa shenja. Gjithsesi, është më mirë sesa skenari pozitiv që kishim parashikuar ne në fillim të pandemisë”, theksoi Ylli.
Ai shtoi se nuk priten “ditë me mbi 50 raste të reja”.
“Ne besojmë se në maj do të vendoset nën kontroll të plotë situata, por theksoj se nuk është 100% e parashikueshme”, nënvizoi Alban Ylli.