Mjeku epidemiolog në Shqipëri, Ilir Alimehmeti ka postuar një status në Facebook, ku tregon dy lajme të mira si dhe zbulime të reja për koronavirusin, po ashtu ai thotë se këto zbulime tregojnë së Kina gënjeu.
Alimehmeti ka treguar një studim teknik nga University College London që tregon se origjina e Sars-CoV-2 daton në fakt mes datës 8 tetor 2019 dhe 11 dhjetor 2019.
Ai thotë se Kina gënjeu dhe paraqiti kurba të shtrembëruara të epidemisë.
Lajmi i mirë sipas tij është se duke qenë që virusi ka qarkulluar në atë periudhë kohore, nuk e ka më fuqinë që ka pasur në fillim, por duke u zbutur dhe se në 198 zona të ndryshme gjeografike në botë virusi po i nënshtrohet përshtatjes me njerëzit duke u zbutur.
“Tani mund ta themi me plot gojën që virusi është shumë më i butë se më parë dhe mund ta themi të bazuar mbi evidenca dhe jo mbi thashetheme”, shkruan mjeku.
Postimi i plotë:
Dy lajme shume te mira miqte e mi!
Nje superstudim shume teknik i University College London gjen se:
✅ 1. Origjina kohore e SARS-CoV-2 daton ndermjet dates 8 Tetor 2019 dhe 11 Dhjetor 2019.
Pse eshte e rendesishme?
Sepse zbulon qarte se Kina genjeu dhe tregoi kurba te shtremberuara te epidemise.
Mbi genjeshtrat kineze u bazuan edhe 4 supermodelet e projeksioneve, me i famshmi Ferguson et al., te cilat detyruan te gjithe shtetet te zbatonin lockdoën-et dhe bllokimin e levizjeve.
Siç eshte thene edhe me pare, projeksionet bazohen mbi te dhena te meparshme.
Nese ato jane genjeshtra, edhe modelet jane genjeshtra, si rrjedhoje masat shteterore kane qene te keqinformuara prej tyre.
Ne ambientet teknike perdoret shprehja “Garbage in! Garbage out!”.
2. Ne 198 zona te ndryshme gjeografike te botes virusi po i nenshtrohet pershtatjes me njerezit, duke u zbutur.
Tani mund ta themi me plot gojen qe virusi eshte shume me i bute se me pare, dhe mund ta themi te bazuar mbi evidenca dhe jo mbi thashetheme.
Forca miqte e mi!
Natyra dhe imuniteti njerezor kane qene gjithnje me te forta se çdo mase shteterore!
Miliona vite evolucion jane mbrojtje shume me e forte se dy-tre muaj mbyllje shteterore!