Extra Era Istrefi bëhet me nënshtetësi shqiptare

Era Istrefi bëhet me nënshtetësi shqiptare

Këngëtarja Era Istrefi tashmë e ka marrë nënshtetësinë në Shqipëri.

Ajo ka hedhur një fotografi në Snapchat ku në dorë kishte pasaportën shqiptare, duke lënë të nënkuptohet se Era u pajis edhe me pasaportë dhe me nënshtetësi shqiptare.

E padyshim që kjo gjë do t’i shërbej asaj për të mirë! Ndër 3 fotot që ka postuar, ajo pozoi e lumtur me pasaportë në dorë dhe shkruajti: ‘Faleminderit’; ‘Zyrtarisht nënshtetase shqiptare.

Ajo i postoi këto foto vetëm pak orë pasi kishte publikuar klipin e saj më të ri ‘Redrum’ për tregun ndërkombëtar.