Sport Erblira Bici, një lidere e vërtetë: Rikthen Romën pas 26 vitesh në...

Erblira Bici, një lidere e vërtetë: Rikthen Romën pas 26 vitesh në ‘Play-off’-in e titullit

Kapitenia e Kombëtares shqiptare të volejbollit, Erblira Bici, po shkëlqen këtë sezon në Itali me fanellën e Romës. Ajo është protagoniste absolute e skuadrës së saj në parket, një liderë e vërtetë.

Bici realizoi 23 pikë në ndeshjen e fundit, nga 66 në total të shënuara nga Roma, ndërkohë që 28 pikë iu dhuruan nga skuadra kundërshtare. Volejbollistja shqiptare udhëhoqi Romën drejt fitores së 12-të sezonale.

Erblira u shpall ‘Lojtarja më e mirë’ e ndeshjes.

Pas këtij suksesi, Roma është rikthyer pas 26 vitesh në fazën e “Play-off”-it të titullit kampion, që është edhe niveli më i lartë për volejbollin e femrave në vendin fqinj.