Extra Studimi: Vajzat me flokë të gjata kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale

Studimi: Vajzat me flokë të gjata kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale

Më thuaj sa të gjata i ke flokët, të të them sa shpesh bën seks…

Një studim i ri në revistën akademike “Evolutionary Psychology”, ka treguar se ka në fakt një korrelacion dhe se gratë me flokë të gjatë janë më aktivë se ato me flokë të shkurtra.

Imazhi i një gruaje ideale me flokë të gjatë dhe të butë është ai që projektohet në sytë e burrave. “Përshkrime të tilla i bëjnë ato të duken më joshëse për këndvështrimin e burrave për gjithë feminitetin në përgjithësi”, thotë Jeong Eun Cheon, drejtues i studimit.

Për të zbuluar nëse flokët e një gruaje kishin ndikim në aktivitetet e saj në dhomën e gjumit, ekipi rekrutoi 204 çifte të martuara heteroseksuale, duke i pyetur ata për cilësinë e flokëve, gjatësinë, tërheqjen, dëshirën, shpeshtësinë dhe kënaqësinë seksuale.

“Burrat i shohin gratë me flokë më të gjata si më tërheqëse, gjë që si pasojë rezultoi në rritjen e dëshirës seksuale te partnerët”, thanë përfaqësues të ekipit. “Kjo dëshirë e rritur seksuale u shoqërua me shans më të lartë për marrëdhënie seksuale më të shpeshta brenda çifteve.”

Pra, ndërsa ky mund të jetë një lajm i mirëpritur për gocat me flokë të gjatë, akademikët pranuan se duhet bërë më shumë kërkime.

Kërkimet e ardhshme duhet të eksplorojnë sesi rëndësia e gjatësisë së flokëve mund të ndryshojë aktin seksual te gratë dhe çiftet në përgjithësi./NYPost