Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dënoi dhënien e çmimit Nobel për Letërsisë për shkrimtarin Peter Handke, i njohur si mbështetës i politikave të ish-udhëheqësit serb Slobodan Milosheviç, i gjykuar për krime lufte.
“Dhënia e çmimit Nobel në Letërsi një personi racist nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se shpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut”, tha Erdogan në një mesazh me rastin e Ditës për të Drejtat e Njeriut.
Handke njihet si një admirues i madh i Milosheviçit, i cili vdiq në vitin 2006 në gjykatën ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.
“Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët”, kishte shkruar Handke gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
Ai po ashtu është mohues e gjenocidit serb gjatë luftës së Bosnjës.
Handke gjithashtu kishte vizituar Milosheviçin në burg dhe ishte përpjekur të dëshmonte në favor të tij.
Me fitimin e çmimit Nobel, Handke do të marrë 952 000 dollarë si dhe një medalje dhe një diplomë.