Turqia ka deklaruar një shtetrrethimi 48-orësh në 31 qytete të vendit në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, i ngjashëm me fundjavën shqiptare.
Sipas Ministrisë së Brendshme Turke, të gjithë banorët e Stambollit, Ankarasë dhe 29 qyteteve të tjera do të duhet të qëndrojnë në shtëpi pa dalë aspak, derisa të gdhijë e hëna.
Ndalimi u vendos për shkak të shqetësimeve se me motin e parashikuar për fundjavë, shumë mund të injoronin udhëzimet e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, duke mos e përballuar tundimin për gjezdisje.
Vendimi u njoftua vetëm tre orë para fillimit të shtetrrethimit, duke shkaktuar dhe një trazirë të përgjithshme, pasi një numër i madh i njerëzve dolën për të bërë pazaret e nevojshme.
Deri më tani nuk janë futur masa të përgjithshme të izolimit në Turqi, por ata mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.
Megjithëse shkollat dhe bizneset, siç janë kafenetë dhe sallonet e flokëve janë të mbyllura, shumë kompani dhe zyra të tjera janë të hapura dhe punonjësit shkojnë në punë.
Numri i vdekjeve në Turqi ka shkruar në 1000, por sipas OBSH-së po kë një ndër menaxhimet me të mira të situatës. Së paku, sistemit shëndetësor e përballon pa problem valën e të sëmurëve që duhen trajtuar.