Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ndau në mediat sociale mesazhin që ai shqiptoi dhjetë vjet më parë, të cilin ai tani e ka përdorur për t’iu përgjigjur deklaratave të papërshtatshme të bëra nga homologu francez Emanuel Macron disa ditë më parë. Macron tha në fillim të kësaj jave se Franca dhe aleatët e saj evropianë nuk kanë probleme me popullin turk, por me Erdoganin.
Në video, Erdogan thotë: “Ju keni përgatitur një tryezë për ujqërit. Ju doni të na gëlltisni në një pickim, por ne jemi një pickim i madh për ju, ju nuk mund të na hani.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) September 10, 2020
Gjithashtu, një foto e bashkangjitur në tekst, e cila tregon Presidentët Erdogan dhe Macron, u mor verën e kaluar në Samitin e G-20 të mbajtur në Japoni, zbuloi zëdhënësi i Presidencës Turke Ibrahim Kalin.
Në kohën kur u bë fotografia, Erdogan i tha presidentit francez për Qipron:“Ju nuk mund të flisni për çështjen e Qipros. Ju nuk keni asnjë lidhje me Qipron. Unë do të flas për këtë, Greqia, Britania e Madhe dhe BE do të flasin për këtë, por jo ju”.