Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka refuzuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Suleyman Soylu.
Zyra e Komunikimit të Presidentit turk njoftoi se Erdogan nuk e kishte pranuar dorëheqjen që ministri i tij Soyl i kishte dhënë.
Deklarata thoshte se Soylu po kryente me sukses postin e ministrit të Brendshëm për të cilin u emërua në vitin 2016 dhe se ai gëzon respekt të madh për njerëzit.
Ai u emërua në detyrë menjëherë pas përpjekjes për grusht shteti korrik 2016.
“Ministri Soylu është kryesisht përgjegjës për zvogëlimin e madh të aktiviteteve terroriste në Turqi. Ai gjithashtu e ka dëshmuar veten duke punuar vazhdimisht dhe duke bashkërenduar në terren në rast të fatkeqësive natyrore siç është një tërmet dhe epidemia e vazhdueshme e koronavirusit”, thuhet në deklaratë.
Deklarata gjithashtu tha se Suleyman Soylu do të vazhdojë të shërbejë si ministër i Brendshëm.
Soylu njoftoi mbrëmë se po hiqte dorë nga posti i tij.
Ai tha në një deklaratë se është plotësisht përgjegjës për zbatimin e një mase për ndalimin e lëvizjes në 31 provincat turke këtë fundjavë për të parandaluar përhapjen e epidemisë.
Duke theksuar se në një periudhë të shkurtër kohore, shpallja e masave të tilla shkaktoi kaos në rrugë, Soylu tha se skena të tilla nuk korrespondojnë me menaxhimin e shkëlqyeshëm të situatës aktuale.