Deputeti socialist Erjon Braçe ka sulmuar kompaninë telefonike ONE, për abuzim masiv me klientët. Përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruan se arroganca e kompanisë në marrëdhëniet me njerëzit është e neveritshme. ONE është aktualisht kompania më e madhe e telefonisë në vend duke gëzuar një pozicion të fortë dominues në tregun e telefonisë celulare.
Postimi i Braçes
KAM NJE MUAJ PA TELEFON, NJE MUAJ PLOT!
SOT ESHTE DATA 31 KORRIK, DITA E FUNDIT DHE,
UNE CDO DITE KAM QENE PA TELEFON!
NGA NESER, DUHET EDHE TE PAGUAJ FATUREN PA PATUR ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE KETIJ KORRIKU, SHERBIM-telefon, internet, mesazhe!
UNE JAM NEN KONTRATE ME KOMPANINE ONE;
PREJ VITESH!
Po prej vitesh paguaj detyrimet permes BANKES!
Ne banke mesova se kjo kompani nuk dergonte me ne banke faturat e mia; si une ishin shume me kete problem.
Cdo jave te ketij Muaji, kam qene ne dyqanin e tyre;
Pas javes se dyte u binden dhe nje jave me pare fatura kish mberritur ne banke;
Prej BANKES kam marre vertetimin se CDO FATURE E PARAQITUR PRANE BANKES ESHTE PAAAGUUUUAAAAR!
Ua cova nje te hene me pare ne dyqanin e tyre!
Por, perseri TELEFONI ESHTE I BLLOKUAR, INTERNETI PO ASHTU! Me duhet te rri ne zona me wiFi prej nje muaji!
Ajo qe me acaron eshte qe NUK REAGOJNE! Heshtin dhe bllokojne!
Natyrisht ARROGANCA e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e NEVERITSHME; une nuk jam i vetmi me kete hall!
E gjitha ne nje treg DUOPOL-me vec dy kompani, e ka degraduar kete sherbim ne NJE SHERBIM MIZERABEL!
Kaq!