Sport Erjon Braçe ka një mesazh për presidentin e Partizanit

Erjon Braçe ka një mesazh për presidentin e Partizanit

Deputeti i PS-së i cili njihet si tifoz i Partizanit ka shkruar në “Facebook” një mesazh për presidentin e këtij ekipi Gazmend Demi.

“Sistemi kriminal po dëmton futbollin”, thotë Erjon Braçe duke ju referuar dënimit të të kuqve me 4 ndeshje pa tifozë pas ndeshjes me Kukësin.

Më poshtë, postimi i plotë i Braçes në “FB”:

“President Demi!
MOS JU JEP SISTEMIT!

Doja ti thoja keto fjale publikisht.

Mund te te telefonoja si perhere; por pas vendimit te sotem te Federates Shqiptare te Futbollit,
ku viktima ndeshkohet me rende se agresori, mendoj se ti themi ato qe mendojne mes njeri tjetrit, nuk vlen. E kemi bere boll here!

Po po, nuk vlen!
SISTEMI kriminal po shkaterron futbollin. E di, ky eshte nje nga aktet qe konsumohet perdite ne kete vend.

Por eshte me i vecanti;
KY KRIM I SISTEMIT PO VRET PASIONIN!
Bashke me te, po vret enderra femijesh, te rinjsh, prinderish,
po edhe enderrat ende te paplotesuara te gjysherve-per niperit,
duke pare tek ata rinine e tyre dhe, pasionin e pamundur atekohe.

Bashke me enderrat po vret ekonomine e futbollit.
Pooo, eshte e qarte qe evropa e bota, po nderthurin enderrat e femijeve me ekonomine-shpenzojne nga ekonomia per te bere realitet enderrat e tyre, frymezojne edhe me shume enderra per te ndihmuar, rritur e zhvilluar ekonomine.

NDERSHMERISHT!
Natyrisht kjo do kohe;
ekonomia e ndertuar, rritur e zhvilluar keshtu- ndershmerisht,
nuk shumon te ardhurat, nuk te ben te pasur menjehere, tani.

Pikerisht se eshte keshtu,
SISTEMI i ndertuar nga biznesmene qe e urrejne parane e ndershme, po korrupton cdo gje ne futboll.
Duke shkaterruar garen, permes saj duke shkaterruar ekonomine.

Ti e sheh vete,
cfare demi po i sjell ekonomise se Partizanit ky SISTEM kriminal.
Ndjekesit e Partizanit, tifozet, ultrasit gjithashtu,
vec te qenit shpirti i ketij ekipi, jane edhe nje nga asetet e cmuara ekonomike te tij.
TE GODASESH ATA,
DO TE THOTE TE GODASESH EKONOMINE E KETIJ EKIPI, EKIPIT QE KA NUMRIN ME TE MADH TE NDJEKESVE NE STADIUME DHE JO VETEM.

Te zbrazesh stadiumin kur luan Partizani,
do te thote qe te largosh me dhune nga ekonomia e ketij ekipi sponsore, reklamues, financues.
Ekonomikisht, reklama ne nje stadium bosh, eshte kot, nuk vlen.

Por pertej kesaj,
shkaterrimi i gares, po hedh ne ere ekonomine e futbollit.
Stadiumet bosh per shkak te gares se paravendosur,
me fitues te paracaktuar pa u luajtur ndeshja,
ne fillim ne Tirane, kete jave ne Shkoder e me radhe,
jane jo vetem nje tallje ne fytyren e kujtdo qe ndjek futbollin,
por do sjellin shpejt, shume shpejt, largimin e financimeve per ekonomine e futbollit.

Po e perseris;
Nuk shpenzon kush per te humbur!
Ose nuk shpenzon kush qe te fitoje ne tavoline dikush tjeter,
jo ne fushe e ndershmerisht, ne tavoline.

Une e cmoj sakrificen financiare te familjes suaj.
Por perseri po ju kerkoj:
MOS JU JEP SISTEMIT!

Tregojuni ju te gjitheve se;
Nderi e ndershmeria vlejne akoma ne kete vend!

Mos ju nenshtro SISTEMIT!
Gjate shkurtit, kam pare drejtues ekipesh si ti, qe jane dorezuar;
jane perdorur nga SISTEMI apo jane bere pjese e tij.

Dikush se e pa qarte qe, SISTEMI nuk e la te fitonte ndershmerisht tre here rresht, nuk e duroi me presionin e te dytit apo te parit te ndershem, por SISTEMI i dha shenjen e rreme ama se kete here,
mund te ishte edhe ai fitues. Por bashke me ta, me SISTEMIN.

Dikush se e ka te pamundur te mbijetoje per shkak te borxheve te medha te akumuluara, si shpenzim ne nje perpjekje te ndershme per te fituar, natyrisht me gabime te medha brenda, marre peng tani duke i tundur para fytyres “rregullat” qe bene Flamurtarin e pabindur shembull, gati per tu pasuar nga ai natyrisht.

Dikush se eshte ekip pa zot apo me zot nje bashki,
diku aty, por qe e ka me kollaj ti nenshtrohet SISTEMIT,
se sa te gjeje nje zgjidhje te denje per ekonomine e futbollit te ekipit te madh qe ndershmerine e kishte kthyer heret ne virtyt;
prej saj u kthye ne shtepi talentesh qe nuk sosin!!

Dikush tjeter…… eshte liste e gjate.
Keta po dhunohen, shtypen, poshterohen.
Keta po perdoren qe ju, ne- Partizani, por para tij,
Flamurtari, Teuta, Kukesi, Tirana, te mos fitojne. Kurre!

Duhet te fitoje sponsori i gjoksit ne fanelle,
duhet te fitoje biznesi i SISTEMIT nga fanella deri ne televizionin e tyre!

Ne te njejten menyre:
PANDERSHMERISHT!

Le te hidhen perpjete, te thone cte duan,
jo vetem per Lacin qe eshte ne radhe e ku kane huazuar si cdo vit dy futbolliste te tyre, ne funksion te strategjise se SISTEMIT,
por per cilindo ekip ne radhe;
PARTIZANI DUHET TE MBETET AI QE ESHTE,
TE LUAJ NDERSHMERISHT! DERI NE FUND!

E di qe kjo do kushtoje,
per ju familjarisht, per ekonomine tuaj,
per ndjekesit, tifozet e Partizanit!

Por ky SISTEM duhet te kete Partizanin perballe!
Nese jo Partizanin, cilin tjeter?!

Partizani duhet te frymezoje gjithkend qe e do futbollin!
Femije, i ri, e re, burra e gra, gjysher e gjyshe qe e kane ndjekur gjithe jeten Partizanin e deshmojne per te me pasion e dashuri.

Bejeni!
Ndershmerisht!
Une mendoj se kjo ka rendesi tani!

Frika ska lidhje me Ne!
Kreu i SISTEMIT nuk tremb me, UEFA e FIFA i dhane fund me rregulla nje SISTEMI te tille.

Ska me!”