Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca që me nisjen e “Shiko kush Luan” kanë shpallur një “luftë” të hapur me njëri-tjetrin për audiencë.
Të dy emisionet e tyre transmetohen në orar “prime time” duke ia bërë të vështirë teleshikuesve përzgjedhjen.
E jo rrallë herë ndodh që Ermali dhe Luana të bëjnë “sherr” në komente lidhur me emisionet që drejtojnë.
Moderatorja Luana Vjollca ka publikuar një foto në “Instagram”, ku i pyet 1 milionë ndjekësit e saj “A jeni gati”.
Por në foton ku Luana duket shumë seksi me një fustan të ngushtë “nude”, Ermalit i ka shkuar mendja diku tjetër…te dosja.
“Po po pa merak. Bukur dosja lal”, i shkruan Mamaqi.