Ermal Mamaqi dhe filmi i tij më i ri “I Love Tropoja” që do ketë premierën e tij në 29 janar tek Pallati i Kongreseve, ka qenë nja nga temat më të përfolura kohët e fundit. Një arsye më shumë ka qenë edhe pjesëmarrja në film e kryeministrit Edi Rama.
Të gjithë janë kurioz ta shohin atë në si aktor dhe interesi për të parë këtë film është edhe më i madh.
I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Ermal Mamaqi ka treguar si lindi ideja për ta bërë pjesë të filmit Ramën dhe ia propozoi këtë ide.
Rudina Dembacaj: Si lindi idea për të marrë Edi Ramën?
Ermal Mamaqi: I thashë, shiko unë po bëj një film për Tropojën, pas këtij filmi jam shumë i sigurt që Tropoja do ketë një zhvillim shumë të madh sepse jo vetëm shqiptarët që jetojnë brenda Shqipërisë do shkojnë ta shohin si është Valbona dhe Tropoja, por edhe ata që janë jashtë do vijnë dhe ka për t’u zhvilluar shumë si vend. Tashi filmi është biznesi im, Shqipëria është biznesi jot, që të mbështesësh biznesin tat duhet të mbështesësh biznesin tim dhe duhet të vish tek filmi.
Basha dhe Berisha
I pyetur pse nuk e ftove Lulzim Bashën të ishte pjesë e filmit “I Love Tropoja” ai shprehet se nuk e ka ftuar për shkak se nuk i ka ardhur tek emisioni “Xing”.
Rudina Dembacaj: Po Lulit nuk i gjete një rol të vogël aty sa me këput një lule dhe me ia çuar dikujt?
Ermal Mamaqi: Në fakt ftova doktor Berishën, por ai e refuzoi me shumë sukses. Me kortezi më falënderoi për filmin dhe më uroi suksese. E zhdukem si personazh në film, do ishte xhaja e Valbonës, një personazh tropojan, por mbajtëm vetëm rolin e Edi Ramës që është daja im në film.
Lulin nuk e ftova sepse e kam ftuar tek Xingu dhe nuk më ka ardhur. Tani ata që na vijnë, atyre dhe do i shkojmë, kështu është kjo punë dhe prandaj nuk e ftova në film.