Këngëtari Ermal Meta qëndron në krye të klasifikimit edhe në natën e dytë të festivalit të San Remos në Itali. Kënga “Un milione di cose da dirti” u rendit e para nga votat e orkestrës së festivalit, ndërsa e dyta Orietta Berti me “Quando ti sei innamorato” dhe të tretët Extraliscio feat. Davide Toffolo me “Bianca luce nera“.
Kjo renditje provizore u zbulua pas përfundimit të parë natës së dytë të festivalit, ndërkohë që fituesi do të përfaqësojë Italinë në Eurovizon 2021.
Festivali i San Remos regjistron këtë vit shikueshmërinë më të ulët që nga viti 2014 për shkak edhe të pandemisë.