Përfaqësuesi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer si fizikan në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Obama dhe Trump, parashikon që Presidenti Joe Biden nuk do ta përfundojë mandatin pasi sipas tij është i paaftë për punë.
“Diçka nuk shkon siç duhet me Biden dhe kjo gjë vetëm do të përkeqësohet. Ai e ka humbur dhe me zor përfund një fjali rrjedhshëm”, shkroi të enjten kongresmeni republikan nga Teksasi.
“Ne duhet t’i bëjmë atij një test për aftësitë konjitive dhe të tregojmë rezultatet”, shtoi ai.
Jackson i tha Fox News se Biden mund të detyrohet të largohet kur Kabineti të thërrasë Amendamentin e 25-të ose ai do të japë dorëheqjen.
“Nëse anëtarët e kabinetit të Biden nuk shikojnë arsye të kërkojnë amendamentin e 25-të, atëherë kjo është një çështje e sigurisë kombëtare”, tha Jackson.