Sport “Euro 2024”, Shqipëria ‘peshkon’ Poloninë e Çekinë. Përballje Itali-Angli dhe Francë-Holandë

“Euro 2024”, Shqipëria ‘peshkon’ Poloninë e Çekinë. Përballje Itali-Angli dhe Francë-Holandë

Është hedhur në Frankfurt të Gjermanisë shorti i eliminatoreve të “Euro 2024”.

Eliminatorët për këtë kompeticion do të kenë 7 grupe me nga pesë skuadra dhe tri me nga gjashtë.

Kombëtarja shqiptare është caktuar në Grupin E dhe do të ketë përballë në këto eliminatore ekipet e Polonisë dhe Çekisë,

Ndërkohë që goglat sollën dhe përballje interesante si ajo e Grupi B mes Holandës, Francës dhe Grupi C ku renditet Italia dhe Anglia.

Euro 2024 do të zhvillohet në tokën gjermane. Kompeticioni fillon në 14 qershor të vitit 2024 dhe do të përfundojë në finalen e madhe të 14 korrikut në “Olympiastadion” të Berlinit.

Shorti

Grupi A: Spanjë, Skoci,  Norvegji, Gjeorgji, Qipro.

Grupi B: Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar.

Grupi C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë.

Grupi D: Kroaci, Uells, Armeni, Turqi, Letoni.

Grupi E: Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi.

Grupi F: Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni.

Grupi G: Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani.

Grupi H: Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino.

Grupi I: Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorrë.

Grupi J: Portugali, Bosnje Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtejn.