Euro vijon të tregojë shenja rimëkëmbjeje për të dytën ditë me radhë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet aktualisht për 106.77 lekë duke fituar 0.51 pikë në 24 orë.
Aktualisht euro po shitet për 107.22 dhe po blihet për 106.32 lekë.
Euro u zhvlerësua me një ritëm rekord prej 4.5% në vetëm dy javë, ndërsa të shtunën kursi iu rikthye rritjes.
Ngelet për t’u parë nëse Euro do të arrijë të korrigjojë disi rënien e fortë të dy javëve të shkuara, para fillimit të periudhës kulmore të sezonit veror, mes muajve korrik dhe gusht.
Lëvizjet e forta të kursit në dy muajt e fundit i bëjnë edhe më të vështira parashikimet, megjithëse mbështetur në të dhënat historike Leku pritet të vazhdojë të gëzojë pozita të forta në këtë periudhë të vitit.