Europa mund të shkojë në Hënë. Agjencia europiane e hapësirës (ESA) i besoi kompanisë “ArianeGroup” një studim për mundësinë e uljes në Hënë përpara vitit 2025, që do të shënonte rastin e parë për kontinentin dhe mund të prezantonte një prani autonome të njeriut.
André-Hubert Roussel, presidenti ekzekutiv i grupit u shpreh me bindje se pushtimi i Hapësirës është i rëndësishëm për të ardhmen e njerëzimit në përgjithësi.
Rikthimi në Hënë është i mundur, ndërsa 2019 shënon 50 vjetorin që njeriu shkeli për herë të parë në Hëna.
ESA synon gjithashtu të ulet në Hënë përse jo të bëjë të hap përpara për eksplorimin në të ardhmen.
“ArianeGroup” nënshkroi me këtë perspektivë një kontratë me ESA-n për të studiuar mundësinë për të shkuar në Hënë përpara 2025. Objektivi i këtij misioni do të ishte shfrytëzimi i shtresës së jashtme të Hënës, më konkretisht të një minerali nga është e mundur nxjerrja e ujit dhe oksigjenit, duke mundësuar marrjen në konsideratë të një pranie autonome të njeriut në Hënë dhe gjithashtu për të prodhuar karburantin e nevojshëm për misionet e eksplorimit më të largët, sipas një komunikate të kompanisë