Gjermanët kanë më së shumti pasuri personale në Evropë, sipas një studimi zviceran të publikuar sot.
Pasuria personale e gjermanëve vlerësohet në rreth 16,4 trilionë euro, ndërsa e dyta në listë është Franca me 12,6 trilionë euro.
”Britania e Madhe dhe Italia kanë nga 10 trilionë”, sipas ”Ridesigning Financial Services” (RSH) të Zyrihut.
Pasuria personale është rritur në këto vende në vitin 2020, viti i parë nga pandemia edhe krahas rënies së GDP-së.
Studimi ka përfshirë 16 vende të BE-së dhe Zvicrën.
Edhe pse PBB-ja ka rënë për 6,4 për qind në vitin 2020, pasuria personale është rritur për 3,9 për qind, një rekord prej 69 trilionë dollarë.
Kjo tregon se hendeku i pasurisë mes të pasurve dhe të varfërve po rritet, ndërsa autorët e studimit thonë se ky është një trend që do të vazhdojë.
Sipas raportit europian të pasurisë, Gjermania ka më së shumti milionerë, 2,9 milionë, e pasuar nga Britania e Madhe dhe Franca me 2,5 milionë.
Zvicra ka numrin më të madh të milionerëve për sa i përket popullsisë së saj. Rreth 14,1 për qind e zviceranëve janë milionerë.