OBSH tregon se një person konsumon 3 shishe verë në javë.
Europa vazhdon të kryesojë botën sa i takon konsumit të lartë të alkoolit. Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me situatën e alkoolpirjes, ka nxjerrë në pah se në Europë konsumohet më shumë alkool se çdo vend tjetër. Çekia dhe Luksemburgu mbajnë stafetën e vendeve më alkoolpirëse.
Duke ekuivalentuar llojin e alkoolit me verë, është vërejtur se një person mbi 15 vjeç konsumon më shumë se 3 shishe në javë, çka për ekspertët e shëndetësisë botërore konsiderohet përdorim i dëmshëm.
30.4% e njerëzve raportojnë se kanë konsumuar më shumë se 60 g alkool të pastër në një rast të vetëm gjatë muajit të fundit, kjo është e barabartë me më shumë se 5 pije në një rast.
Konsumatorët më të mëdhenj mbeten meshkujt, 47.4% e të cilëve konsumojnë alkool mbi normat, ndërsa tek gratë kjo ndodh me 14.4% të tyre.
Raporti zbulon se në të gjithë rajonin e BE, alkooli është përgjegjës për 5.5% të të gjitha vdekjeve, ku 1 në çdo 4 vdekje është shkaktuar nga alkooli, veçanërisht nga dëmtimet e shkaktuar prej tij.