Eva Murati është një ndër vajzat më të komentuara në botën e showbizit shqiptar, padyshim pamja e saj e simpatike dhe mënyra e saj e komunikimit me median shpesh herë e kanë vendosur në qendër të vëmendjes.
E ftuar në “Thumb” ajo u pyet nga Fatma dhe Aulona e mbi paragjykimin që vajzat e televizionit nuk janë dhe aq inteligjente, Eva është shprehur se paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike.
“Padyshim që ekziston dhe nuk mendoj që s’ka arsye pse të mos ekzistojë. Problemi është që paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike, jo vetëm për vajzat e televizionit, por çfarëdolloj profesioni që të kesh. Nëse je simpatike, je e barazvlefshme me… nuk dua ta them budallaqe, por jo dhe aq e zgjuar.
Unë padyshim e them që janë vajza që e meritojnë këtë gjë, sepse gjithsecili del në televizion për arsyet e veta të caktuara.
Dikush e do kohën televizive me patjetër, sepse nuk ja mbush Instagrami atë egon e vet, kështu që patjetër i drejtohet televizionit. Qoftë edhe jo në profilin e duhur, ndoshta nuk di të flasë fare për temën e caktuar, gjithsesi del vetëm për të bërë poza dhe për të sfiluar.
Secili mendoj unë e gjen vetë atë vendin e vet dhe gjërat ndahen në mënyrën e duhur”, tha Murati.