Aktualitet Evazion fiskal/ Goditen klubet e famshme të Bllokut

Evazion fiskal/ Goditen klubet e famshme të Bllokut

Mbyllet një ndër klubet më të frekuentuar të jetës së natës në zonën e ish-bllokut, “The Code”, si dhe gjobiten dy klube të tjera të njohura, për moslëshim kuponi dhe punëtorë të padeklaruar, Loli Pop dhe Cavaliero. Lajmin e ka bërë publik zv.kryeministri Erion Braçe, ku thotë se dje grupet e organeve fiskale kontrolluan klubet e mëdha në Tiranë.

Postimi i Braçes në Instagram:

#EVAZIONIFISKAL ESHTE PABARAZI!

#PUNETORETNETEZEZE ESHTE SKLLAVERI!

Nuk kemi ikur kund,

nuk ikëm me verën.

Jemi këtu, në punë e në përputhje me ligjin;

#KUNDEREVAZIONIT e #KUNDERSKLLAVERISENEPUNE.

Dje, grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet;

Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe me dy punetore ne te zeze, te pa deklaruar;

The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e perseritur te mos dokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe nje punetor ne te zeze, te padeklaruar; The Code per keto shkelje u mbyll dhe punonjesit e organeve fiskale vendosen masen e bllokimit te aktivitetit;

Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e moadokumetimit te transaksioneve permes kuponit tatimor dhe mori gjoben respektive sipas ligjit.

Kam nje thirrje per te gjithe;

BEJENI BIZNESIN TE LIGJSHEM!

Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet;

JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE!

Eshte krim nje skllaveri e tille!

Nuk i behet me nje qenie humane kjo, nuk do e tolerojme!