Ata janë dy aktorë shumë të dashur. Angelina Jolie një simbol i bukurisë femërore dhe Kenan Imirzalioglu, i njohur më shumë me emrin e rolit të tij, Ezel, simbol i sharmit mashkullor.
Por, kush do e mendonte që një ditë mund t’i shinim të dy bashkë.
Ka mundësi të ndodhë. Në serialin i cili do të sjellë një histori reale të një familje siriane, në arrati nga lufta civile, emrat e njohur nuk do të jenë vetëm Cristiano Ronaldo dhe Angelina Jolie.
Edhe deri këtu, dukej sikur Hayat Hayat Koprusu-Ura e jetës, po bënte të pamundurën, por mesa duket produksioni do të shkojë përtej pritshmërive. Ky serial mendohet që do të bëjë bashkë edhe disa aktorë të tjerë të famshëm të Hollivudit.
Ndërsa një tjetër aktor i cili përflitet që do të jetë pjesë e kastit që do të interpretojë në këtë serial, është Kenan Imirzaloglu, i njohur për publikun shqiptar me interpretimet në seriale të njohura, ‘Ezel’ dhe ‘Karaday’.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por burime pranë 42 vjeçarit kanë thënë për mediat turke se aktori ka marrë një ofertë për të qenë pjesë e këtij seriali nga producentët.