Fabrizio Corona ishte i ftuari i radhës në episodin e fundit të “Verissimo” dhe shikueshmëria e emisionit arriti kulmin. Ai ka folur për librin e tij “Nuk më keni bërë asgjë” i cili mban brenda disa të vërteta të cilat po trondisin showbizzin italian e jo vetëm.
Corona në këtë libër flet për ndjenjat e tij, për zemrën që rreh akoma për Belen Rodrigues por sigurisht për të gjitha ish-të dashurat dhe historitë e tij. Ajo që bëri bujë ishte një deklaratë në lidhje me ish-të dashurën Silvia Provvedi ai u shpreh se:
“Silvia më ka tradhëtuar disa herë, më ka tradhëtuar edhe me Fedez. Kam filluar unë më pas ajo e ka bërë nga inati. Tre muajt e fundit të lidhjes tonë kanë qenë të tmerrshme, grindeshim pa pushim. Shpresoj që një ditë të kthehemi dhe të jemi shokë.”- ka përfunduar ai por ka ndezur një zjarr të madh, sepse koha kur kjo ka ndodhur, Fedez ka qenë i lidhur edhe me blogeren Chiara Ferragni më të cilën aktualisht është i martuar dhe kanë edhe një djalë. Megjithë dashurinë e Silvias, Corona këmbëngul se dashuria e tij është vetëm për Belene kjo falë djalit të tyre.
Por ajo që shkaktuar mjaft të qeshura në emision ka qenë edhe një moment i sikletshëm kur Fabrizio Corona-s i ka rënë një dhëmb. Ai po qeshte me prezantuesen Silvia Toffanin kur dhëmbi i është shkëputur dhe ai është përjepkur ta marrë. Kur ka parë këtë skenë prezantuesja ka shpërthyer në të qeshura: “Çfarë ndodhi , humbët një dhëmb? Shko merre dhe vendose”- iu drejtua ajo.
Mbreti i paparacëve ka dhuruar një skenë mjaft gazmore dhe të sikletshme.