Shqipëria meriton hapjen e negociatave në qershor! Kështu u shpreh ndër të tjerash zv/Presidentja e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, e cila uroi PS-në për Kongresin.
“Dy muaj para zgjedhjeve evropiane ne po përballemi me sfida të shumta. Rasti Brexit mbetet i pazgjidhur duke lënë në pikëpyetje nëse zgjedhjet evropiane do të mbajnë Britaninë e Madhe në BE pa një përgjigje të qartë. Ne jemi duke u ballafaquar me pretendimet e ekstremistëve të djathtë dhe politikat e ideologjisë së djathtë në disa vende.
Mbetet për t’u parë se si do të duket Parlamenti i ri Evropian dhe çfarë interesash do të sjellin në politikat e zgjerimit. Mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave me BE-në dhe sinqerisht shpresoj se kjo gjë do të ndodhë brenda dy muajve. Besoj se Shqipërisë meriton ti jepet një dritë e gjelbër për fillimin e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian këtë vit”, shprehet Fajon.