Kryeministri Edi Rama në komunikimin e radhës me publikun përmes një video-mesazhi në Facebook, është shprehur se është vendosur që të falen të gjitha gjobat që janë vënë deri më tani për të gjithë qytetarët në kuadër të masave të marra për Covid-19.
Edhe ata që janë gjobitur si këmbësorë, por edhe shoferët, do të falen dhe do të kthehen të gjitha patentat dhe automjetet e sekuestruara nga policia.
Por nga java e ardhshme që do të nisë hapja, të gjithë do ta nisin në mënyrë të barabartë tha Rama, por ndëshkimet do të jenë të rrepta.
“Janë aplikuar deri tani 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues mjetesh.
Sot kemi vendosur mosekzekutimit e këtyre gjobave dhe kthimin e gjithë patentave dhe mjeteve.
Javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të ligjit të gjithë qytetarët le të startojnë të gjithë të barabartë, kur hapja graduale do të shoqërohet me ndëshkime”.