Nga Maliqi ku është duke zhvilluar takimin e radhës elektoral, ui bindur për zhvillimin e zgjedhjeve kreu i qeverisë Edi Rama ironizoi arkeologun Neritan Ceka, pas mallkimit që ky i fundit u adresoi shqiptarëve nëse do shkonin të votonin në 30 qershor.
Edi Rama: Fallxhorja tremb këdo që i del para. Kishte çmendur edhe Neritan Cekën. Goxha burrë arkeolog, profesor, doktorr, 70, 75, apo 80 vjeç edhe kishte dalë në televizor edhe mallkonte sikur e kishte pickuar gjarpri. Jazëk këtu, e jazëk aty, harram këtu e harram aty. Sikur ishte ndonjë i përjashtuar nga ndonjë sekt fetar. Pse? E zuri hirra.
Më tej Rama ironizon nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.
Edi Rama: Edhe ka edhe të tjerë. Keni parë ju atë dajë Tit Vasilin kur del.
Ai kur del atje është i sapo pickuar nga gjarpiri dhe fillon e vë kujën. Ca janë ato parti politike janë ato. Forca alternative janë këto.
Po ironina e kryeministrit Edi Rama nuk kurseu edhe presidentin e Republikës Ilir Meta e kreun e demokratëve Lulzim Basha.
Rama u shpreh se Bashën e njeh mirë sepse e ka shok, ai është gjumash, dembel dhe llafazan.
Edi Rama: Nëse këta mund ti bllokojnë përkohësisht negociatat me BE-në sepse kanë bërë dëme shumë të mëdha me ata kazanët e plehrave që u vihet flaka dhe me njerëzit që u gjuajnë policisë, me njerëz që dalin nëpër faqet e portaleve dhe gazetave nëpër botë, apo nëpër kronika televizioni. Këtë e kanë bërë, por vetëm përkohësisht dhe historia e tyre mbyllet në 30 qershor.
Historia e një opozitë e dhe e forcave politike që bëjën si tu dojë qejfi dhe që i japin vetes të drejta që një qytetari të zakonshëm as nuk i shkon mendja se mudnt i imagjinojë, jo më ti bëjë, duke funksionuar me teorinë unë do çmendem. Kështu që o më hapni rrugë ose unë do tju hedh në erë.
Më kujtojnë kemi pasur në lagje ne një person. Ai dilte në kat të 4 me pizhama dhe thoshte në orën 3 të drekës, vapë, hapuni se do hidhem. Edhe mblidhej e gjithë lagjia që ta priste poshtë se kishte frikë se mos hidhej. Edhe një ditë tjetër u hodh një tjetër, ai i shkreti nuk ka gjë fare po u hodh edhe thanë se nuk e prisnin nga ai.
Kështu u bë kjo punë, Lulzimi hapni vendin se do hidhem, u hodh Ilir Meta.
Dhe fakti që u hodh Meta zbuloi të gjithë këtë plan destruktiv. Ideatorët dhe frymëzuesit e të cilit janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ndërkohë që Lulzimi është mësuar ti ketë gjërat qyl dhe nuk di ç’thotë e nuk di ç’kërkon, sepse është dembel. Unë e njoh e kam shok, është dembel, llafazan dhe gjumash.