Një 30-vjeçar, punonjës në gjendjen civile, ka rënë në prangat e policisë pasditen e sotme, pasi dyshohet për falsifikim dhe shpërdorim detyre.
Arrestimi i tij erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar “Identiteti”, ndërsa në parang kanë rënë 30-vjeçari me inicialet R.Y., banues në Mertiraj, Vlorë dhe punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Ndërkohë, ndiqet në gjendje të lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durrws, për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”,
Është shpallur në kërkim edhe një person me inicialet V.Z., ., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrws pwr veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.