Extra Familja Berisha në dasmë në Tropojë, Shkëlzeni dhe Armina ndezin vallen (VIDEO)

Familja Berisha në dasmë në Tropojë, Shkëlzeni dhe Armina ndezin vallen (VIDEO)

Pas zgjedhjeve dhe para një shtatori që pritet të jetë i nxehtë, ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në një dasmë në Tropojë, vendlindjen e tij bashkë me familjen.

Në një video të postuar në TikTok, Berisha shihet i ulur në tavolinë, i rrethuar nga të afërm, teksa bashkëshortja e tij Liri Berisha ndodhet në pistën e kërcimit, ashtu si edhe djali Shkëlzeni me bashkëshorten Armina Mevlani.

Këta të fundit kërcejnë nën ritmet e një kënge e valleje të njohur tropojane ku nuk mungon përshëndetja me emra.

@arbanvidrica5 #dasmashqiptare #dasma2023 #tropoja #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #pertyshqipe🇦🇱 #foryou #fypシ゚viral #saliberisha✌️ #foryoupage❤️❤️ #kosovoisalbania #🇽🇰🇦🇱 #shkelzenberisha #arminamevlani ♬ original sound – arbanvidrica5